Analisti Fatos Lubonja në një lidhje Skype me emisionin “Open” në News24, ka komentuar dosjen Metamorfoza 2, ku sipas tij SPAK ka bërë një segmentizim të krimit.

“Problemi që kam unë është një lloj segmentizimi që SPAK i ka bërë krimit. Ky Rraja apo Ndoka na dalin si njerëz që hanë kumbulla pas shpinës së Edi Ramës dhe me këtë logjikë po pastrohet, duke arrestuar këto.

Por pyetja që kam unë është: me një Kryeministër të ndershëm do të kishte pasur mundësi krimi që të futej në ekonomi, do të mund të investoheshin paratë e krimit në ndërtime?

Do të kontrolloheshin paratë që do të përdoreshin për të ndërtuar resortin, apo atë kullën.

Por këtu nuk kemi asnjë hetim të SPAK-ut, kemi dokumente që kanë ardhur nga autoritetet franceze. Si ka mundësi nuk kemi asnjë hetim nga SPAK, ku është ky SHISH i famshëm, që nuk ka dhënë asnjë sinjal për të nisur një hetim këtu apo atje?”, tha Lubonja.

Ndër të tjera ai u shpreh se banda është një e vetme që ka krijuar një sistem me synim mbajtjen në pushtet të Edi Ramës dhe lulëzimin e ekonomisë kriminale.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dy tre banditë të shpërndarë, por kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem këtu. Kemi një sistem të ndërtuar qëllimisht, një organizatë kriminale, një bashkëpunim të ndërtuar dhe të lidhur, me synim mbajtjen e pushtetit nga Edi Rama, dhe në anën tjetër lulëzimin e ekonomisë kriminale”, tha Lubonja.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re