Subscribe

Qarku me numrin më të madh të denoncimeve për gjyqtarët e prokurorët është Tirana.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se shifrat janë tejet shqetësuese dhe se po punohet për verifikimin e secilit rast me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

 

Kjo për shkak se në këtë qark numri i konflikteve që janë në procese gjyqësore është më i madh krahasuar me zonat e tjera.

 

ARTUR METANI

 

KREU I ILD

 

Është Tirana. Më shumë konflitke gjyqësore sa i takon numrit të konflikteve. Bashkëpunim shumë të mirë me KLGJ e KLP.

 

Sistemi i drejtësisë sipas Metanit është duke kaluar një traumë për shkak të vakancave që janë krijuar në gjykata e prokurori si pasojë e vettingut.

 

Shqetësuese padyshim është dhe një ankesë e vetme. Por sistemi i drejtësisë po kalon një traumë të madhe sa i takon vakancave të numrit të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk janë në sistem

 

Deklaratat kreu i ILD, Artur Metani i bëri nga Vlora ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë në këtë qytet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re