Skip to content

Meteorologia befason me parashikimin e motit: Në mars prisni surpriza…

Dita e sotme ka nisur e vrenjtur dhe me prezencë shiu, kryesisht në jug dhe në qendër, ndërsa në veri reshjet e shiut janë më të pakta.

Meterologia Tanja Porja paralajmëroi se shkurti do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa marsi do të sjellë ndryshimin.

Termometri shënon 0 gradë minimumi në zonat e thella dhe maksimumi 15 gradë celsius. Reshje afatshkurta. Era me shpejtësi mesatare me drejtim jugor. Mëngjesi ka vijuar me prezencë të reshjeve. Kthjellime të shkurtra dhe prezencë të reshjeve. Ditë e ngrohtë, por me reshje. Shkurti do mbyllet me mot të paqëndrueshëm”, tha Porja.

Por sipas meteorologes: “Muaji mars do të hyjë me shi dhe borë, ndërsa temperaturat do të ulen disa gradë nën zero“.