Skip to content

Meteorologia: Një valë i nxehti ekstrem prek Shqipërinë, Berati mund të thyjë rekordin historik të temperaturave

640 0 lajda porja 1752845625 640x375 1

Përgatitu për një valë të nxehti ekstrem! Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN ka paralajmëruar se të gjithë territori i Shqipërisë do të preket nga një temperaturë jashtëzakonisht e lartë, duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme, me mundësinë që në disa zona të thyhen rekordet historike të temperaturave.

“Nga dita e dielë deri të premten tjetër, termometri do të shënojë një ngritje të ndjeshme. Mesi i javës së ardhshme, në qarkun e Beratit, temperatura mund të arrijë deri në 44°C, afër maksimumit historik. Gjasat janë të larta që Berati të thyejë rekordet e temperaturave më të larta, ndoshta ditën e mërkurë ose të enjten. Zonat më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Shkodra, por kryesisht qarku i Beratit, i cili do të përjetojë kushte ekstreme të nxehtësisë gjatë të mërkurës, të enjtes dhe të premtes. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të ketë temperatura mbi 35°C. Mesdita do të jetë shumë e nxehtë, nga ora 10:00 deri në orën 16:00”, parashikoi meteorologia.

Për më tepër, Porja theksoi se temperaturat do të shkojnë nga 33°C deri në 35°C edhe në zonat malore, përfshirë ato më të thella që zakonisht janë të freskëta.

“Presim temperatura nga 38°C deri në 41°C në zonat malore verilindore. Kukësi mund të arrijë deri në 39-40°C javën që vjen. Të gjitha qytetet, përfshirë kryeqytetin, do të kalojnë 40°C. Pas datës 25, do të arrijmë kulmin e kësaj vale të nxehti. Javën e ardhshme, në disa zona të caktuara të territorit, termometri mund të shënojë 30°C edhe gjatë natës. Era do të jetë mesatare në brigjet detare, por në kulmin e të nxehtit mund të shkaktojë disa shqetësime”, tha Porja.

Përgatituni për kushte të nxehta dhe merrni masa për të mbrojtur veten nga temperaturat ekstreme!