Vendi yne është përfshirë nga rreshje shiu dhe moti me vranësira thuajse në të gjithë territorin, ndërsa gjatë ditës së sotme u vunë re përmb ytje sporadike në rrugët e disa qyteteve.

Megjithatë, duket se më e keqja nuk ka mbërritur pasi alarmi është dhënë nga meteorologët grekë.

Mediat greke raportojne se meteorologu Klearhos Marousakis ka treguar se gjatë dites së premte dhe të shtunë priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis jep alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re