Edhe pse jemi në fundin e muajit tetor, moti vijon mbetet me temperaturat verore, deri në 30 gradë celsius. Ky mot mjaft i kthjellët do të vijojë edhe për disa ditë, për t’iu lënë vendin reshjeve të para të shiut të vjeshtës, në fillim të muajit nëntor.

Këto janë parashikimet e meteorologëve të “Meteoalb”, të cilët thonë se ditët e para të muajit nëntor do të shoqërohen dhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave, deri në 6-7 gradë më pak.

“Moti në vijim: kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët,
kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër
nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe
në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu,
temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e
kësaj fundjave”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.






Previous articleGazetari anonim bën denoncimin, ja çfarë bëhet me festivalin RTSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re