Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të nisë një fushatë ku do të këshillojë qytetarët shqiptarë të mos migrojnë në MB.

Për këto qëllime është bërë një reklamë në gjuhën shqipe, e cila do t’u shfaqet përdoruesve shqiptarë në rrjetin social Facebook dhe Instagram.

Në të, shqiptarët paralajmërohen se, në rast të tentativës për të emigruar, do të përballen me paraburgim ose deportim, raporton BBC.

Shqipëria, vend i sigurt dhe i begatë

Qeveria në Londër ka njoftuar se fushata do të fillojë së shpejti dhe se do të tregojë shumë qartë se çfarë i pret emigrantët që vijnë me anije.

Shqiptarët aplikojnë më së shumti për azil në Britaninë e Madhe dhe deri në mars të këtij viti 13.714 shtetas të Shqipërisë kërkuan të qëndrojnë në ishull.

Sipas vlerësimit të policisë britanike, Shqipëria është një “vend i sigurt dhe i begatë”.

Shumë njerëz udhëtojnë mijëra kilometra për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kur mbërrijnë, disa prej tyre aplikojnë për azil me arsye të rreme. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re