Ndërsa pjesa tjetër e botës po lufton me vaksinimet, bllokimet, një rritje në numrin e njerëzve të infektuar dhe llojet e reja të koronavirusit, në një vend ngjitazi me Europën jeta po zhvillohet pothuajse si para pandemisë. Islanda është plotësisht e hapur, gjithçka funksion pa problem, madje edhe turistët janë të mirëpritur.

Asnjë transmetim lokal nuk është regjistruar në Islandë për ditë me radhë, dhe ata disi arritën të parandalonin shfaqjen e llojeve të reja të koronavirusit pavarësisht nga kufijtë e hapur. Që nga fillimi i pandemisë, ky vend ishull ka vetëm 29 vdekje, dhe 6,083 të infektuar me COVID.

Ndërsa incidenca 14-ditore e numrit të të infektuarve për 100,000 banorë në Islandë është vetëm 4.12, në Evropë ky numër i ka kaluar 300.

“Kur mendoj për këtë pandemi, ajo që bie më shumë në sy është mënyra se si publiku islandez është përfshirë në gjithçka. Njerëzit me të vërtetë kanë vendosur t’i besojnë këshillave të ekspertëve dhe shkencëtarëve dhe kanë ndryshuar sjelljen e tyre. Ata respektojnë gjithçka dhe ndjekin rigorozisht rregullat”, shpjegoi kryeministrja Katrin Jakobsdottir në një intervistë me NBC.

Islanda nuk ka përdorur kurrë masa ekstreme të tilla si mbyllja e të gjithë vendit, ata u përqendruan në një strategji tjetër: një sistem rigoroz i testeve, kërkimit të kontaktit, karantinës dhe izolimit, dhe madje prisnin që dhe turistët t’i përmbaheshin kësaj.

Jakobsdottir përsërit se thelbi i suksesit të tyre është komunikimi i qartë dhe solidariteti kombëtar.

Procedura e Islandës për hapjen e kufijve është e thjeshtë: të gjithë vizitorët, por edhe islandezët që kthehen në shtëpi, duhet të tregojnë një test negativ PCR në kufi, por ata gjithashtu duhet të testohen në aeroport pas mbërritjes, pas së cilës shkojnë në karantinë për 5 ditë, kur ata përsërisin testin.

“98 përqind e njerëzve vijnë vërtet për testin e dytë. Unë mendoj se ky është një rezultat i shkëlqyeshëm,” shtoi kryeministrja.

Qeveria lejoi ata që kishin kontraktuar koronavirusin ose kishin marrë të dyja dozat e vaksinës të kalonin karantinën.

“Ju duhet të hapni kufijtë në një farë mënyre. Ne jemi duke u përpjekur ta bëjmë atë në një mënyrë shkencore”, tha krepidemiologu i Islandës Torolfur Gudnason, duke shtuar se ai beson se ideja e pasaportave COVID është e saktë, sepse rezultatet paraprake nga Izraeli tregojnë që të vaksinuarit nuk transmetojnë virusin, raporton NBC.

Jakobsdottir gjithashtu theksoi se përparësia për ta ishte hapja e shkollave dhe se nxënësit nën moshën 16 vjeç kanë qenë në bankat e tyre që nga gushti. Pishinat, restorantet dhe baret publike janë të hapura në dhjetor dhe palestrat që nga janari. Maskat dhe distanca fizike janë të detyrueshme në vendet publike dhe në transport.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re