Faqe të fryra dhe qafë e dyfishtë? Me siguri që ju shkaktojnë shumë bezdisje dhe ju bëjnë të humbni vetëbesimin. E gjitha kjo përkthehet në akumulim të yndyrës në këto zona të fytyrës. Atë mund ta eliminoni mjaft thjesht pa pasur nevojë për dieta apo produkte të tjera të kushtueshme.
Çamçakëz
Përtypja jo vetëm që ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe mishrave, por ndihmon gjithashtu edhe në mbajtjen e fytyrës të tendosur. Përtypja e një çamçakëzi pa sheqer është një metodë perfekte për të humbur peshë në zonat e fytyrës. Veprimi i përtypjes i detyron nofullat të zgjerohet dhe të kontraktohet duke u dhënë atyre një stërvitje perfekte.
Maskat natyrale
Maskat natyrale të fytyrës ndihmojnë në kontraktimin, forcimin e muskujve të fytyrës, si dhe në parandalimin e rrudhave. Maskat me argjilë kur thahen kanë tendencë të absorbojnë ujin dhe vajin e ruajtur nën lëkurë nëpërmjet osmozës, duke dhënë rezultate të menjëhershme. Të kombinuara me një masazh fytyre, maskat me argjilë janë perfekte për të hequr yndyrën nga fytyra.
Çaji jeshil
I pasur me antioksidantë dhe karotenoide, çaji jeshil është gjithashtu një ilaç efektiv kur bëhet fjalë për heqjen e yndyrës së fytyrës. Përbërësit që gjenden në çaj jeshil ndihmojnë në heqjen e toksinave të gjakut duke lejuar një rrjedhje normale të tij në fytyrë dhe në të gjithë zonat e trupit. Kjo ndihmon në largimin e yndyrës së akumuluar në zona të caktuara të fytyrës.
Gjalpë kakao
Ekstraktet dhe aroma e mrekullueshme e kakaos nuk ndihmojnë vetëm duke i dhënë shkëlqim fytyrës, por gjithashtu ndihmojnë në shtrëngimin e indeve të lëkurës dhe forcimin e muskujve të fytyrës. Mjafton të masazhoni fytyrën me gjalpë kakao. Ngroheni në mikrovalë derisa të marrë formën e vajit. Aplikojeni në fytyrë dhe masazhojeni ngadalë me lëvizje rrethore. Më pas lajeni dhe shpëlajeni fytyrën mirë. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë për rezultate të shpejta.
E bardhë veze
E bardha e vezës ka përfitime të mëdha në lëkurë, duke ruajtur elasticitetin e saj. Për të bërë një maskë në kushte shtëpie, ju duhen dy të bardha veze të miksuara me pak uthull molle dhe pak kripë. Përziejini mirë dhe aplikojeni në fytyrë. Lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re