Qindra familje, burra, gra, të moshuar e fëmijë, madje edhe kafshët shtëpiake. Stacionet e metrosë në Kharkiv të Ukrainës janë kthyer në një strehë të ‘improvizuar’, ndërsa qytetarët ukrainas në këtë qytet përpiqen me çfarë kanë mundësi, që të qëndrojnë të qetë.

Një grup xhirimi i CNN (media amerikane), ka shkuar në stacionin e metrosë dhe ka pyetur disa prej ukrainasve për përjetimet e tyre në këtë ditë të errët.

foto e shkeputur nga intervista e CNN

“Duket si surreale. Dje ky stacion metroje ishte i mbushur me njerëz që shkonin nëpër punët e tyre. Sot, është kthyer në një strehë të improvizuar për t’i shpëtuar bombardimeve. Njerëzit nisën të vijnë në masë këtu. Shumë janë të frikësuar. Shumë të tjerë konfuzë. Disa janë të dëshpëtuar pasi nuk e dinë se çfarë do të duhet të bëjnë dhe për sa kohë mund të qëndrojnë këtu”-tregon shefja e korrespondentëve të CNN atje, gazetarja Clarissa Ward.

Një grua ukrainase i tha CNN se kur dëgjoi bombardimet, mori ç’të mundte nga shtëpia dhe u largua.

“Kur mësuam për disa informata se mund të kishte shpërthime (në qytet) erdhëm këtu. Kemi afro 1 orë këtu. Me vete s’kam asgjë, pasaportën e disa para… nuk jam shumë e sigurt nëse mund të dalim dot prej Kharkiv tani për tani.”,tregoi ajo.

foto e shkeputur nga intervista e CNN

“Unë kam ardhur në Ukrainë për studime. Ka qenë një ditë shumë e frikshme. Mësuam për lajmin se këtu po blidheshin njerëz dhe erdhëm”-tha një studente.

foto e shkeputur nga intervista e CNN

Për të parë intervistat e marra nga CNN, klikoni KËTU



Post Views:
30

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re