Une kam humbur gjithe kete nate te 7 shkurtit tend, pas
fotografive. Te rralla dikur… Madje disa te mbetura ne film 8 mm, te cilave
ndoshta do t’u vije dita te gjendet nje vend per t’u zhvilluar. .. Vetem
historia se si na kane grabitur se bashku me orendite e shtepise edhe keto
fotografi te dikurshme dhe si , te hedhura ne rruge, u gjenden ato perseri,
eshte nje histori me vete. Sot keto foto per kedo jane te pafund. . Po te mos
ishin ato as ne te dy nuk do ta dinim se nuk jemi me 23-25 vjeçare, si ishim
kur jemi pare per here te pare. Sepse thelle thelle ne e dime se jemi po ata.
Dhe jane te tjeret qe na shohin ndryshe.

Ky lloj numuri shumes ngandonjehere te mundon. Sepse ne
perpiqemi te jemi te ndryshem.

Si i thone? Te jemi vetvetja. Shume e veshtire kjo per ne te
dy, aq me teper se kemi disa vepra kinematografike se bashku dhe se bashku
pothuaj 50 vjet. Dhe kjo do te thote se gjithashtu se bashku kemi predispozite
te jemi kokeforte .Por prape se prape habia ime me e madhe ka qene kur kam
kuptuar se edhe disa fate familjare, i kemi te ngjashme me njeri tjetrin.
Ç’eshte e verteta une i ndruhem cdo lloj asimilimi, si kuptohet edhe nga
mbiemri im. Por pas kaq vjetesh qe jemi bashke une e di se vetem te ti une mund
te fitoja lirine time. Qofte se liria e pare , jane femijet. Sigurisht per
grate.

Por ne kemi pasur edhe me shume fat kur kemi krijuar se
bashku gjithe jeten tone.

Ne se me duhet te veçoj dicka te bukur me duhet te them se ti me ke bere me teper mesdhetare. Bukur apo jo? Atje ku ka lindur vera qe do te pime me rastin e 75 vjetorit tend. Ndoshta ne Mallakastren tende. Ndoshta ne Bylis. Gezuar 75 vjetorin tend me vere dhe fotografi !

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re