Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se ata e shohin të ardhmen e Turqisë në Evropë dhe duan ta ndërtojnë atë së bashku.

Çavusoglu u takua me ambasadorët e vendeve evropiane në Ankara në Pallatin Cankaya.

Në fjalën e tij të rastit Çavusoglu uroi që 2021 të jetë një vit i mbizotëruar nga solidariteti, multilateralizmi, diplomacia dhe dialogu.

Duke iu referuar marrëdhënieve Turqi-Bashkim Evropian (BE), Ministri i Jashtëm tha se ata janë të përkushtuar ndaj agjendës së reformave, ndërsa shtoi se “BE duhet të na mbështesë sepse ne e shohim të ardhmen tonë në Evropë të cilën duam ta ndërtojmë së bashku”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re