Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e Mëzezit, nga ku sulmoi reformën territoriale, e cila sipas tij kënaqi vetëm orekset e Veliajt, për të pasur një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij.

‘Reforma territoriale e përfshiu Mëzezin gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, por vetëm kaq. Thënë ndryshe, cilido që prej jush që shkon në Mëzez, duhet ta ndjejë veten në kryeqytet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu Këlliçi theksoi se ‘banorët në Mëzez presin të shohin që taksat e tyre kthehen në investime në infrastrukturë. Për sa kohë këto investime mungojnë, ku shkojnë taksat e tyre? Pyetje retorike se të gjithë e dinë ku shkojnë. Mëzezi, Tirana dhe e gjithë Shqipëria mbajnë me para Ramën dhe Veliajn’.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Reforma territoriale e përfshiu Mëzezin gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, por vetëm kaq. Thënë ndryshe, cilido që prej jush që shkon në Mëzez, duhet ta ndjejë veten në kryeqytet.

Këtu vështirë të gjesh një banor që e ndjen veten pjesë të kryeqytetit. Kjo reformë kënaqi orekset e kryebashkiakut për territor më të madh.

Kësisoj Veliaj, ka një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij të punës. Sakaq, banorët në Mëzez presin të shohin që taksat e tyre kthehen në investime në infrastrukturë. Për sa kohë këto investime mungojnë, ku shkojnë taksat e tyre? Pyetje retorike se të gjithë e dinë ku shkojnë. Mëzezi, Tirana dhe e gjithë Shqipëria mbajnë me para Ramën dhe Veliajn.

Është koha të largojmë babëzinë që të mbajmë rininë! Kjo është betejë për ekzistencë mes të rinjve e të krimburve. Më 25 prill, votoni që Shqipëria të fitojë të rinjtë.

Falenderoj ekipin e Degës 13 të PD Tiranë, për punën dhe organizimin!

Reforma territoriale e përfshiu Mëzezin gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, por vetëm kaq. Thënë ndryshe, cilido që prej…

Posted by Belind Këlliçi on Saturday, February 20, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re