Për të kuptuar se çfarë po ndodh në ishullin Evia në Greqi, mjafton të shohim këtë intervistë prekëse të bërë mes një gazetare e një të moshuari atje, i cili refuzon të ‘dorëzojë’ shtëpinë e tij tek flakët.

Mijëra janë larguar nga ishulli për shkak të flakëve, ndërsa ky i moshuar mundohet më kot që të lagë me ujë tokën përreth shtëpisë që zjarri të mos i marrë banesën. Kur gazetarja i afrohet dhe i thotë se ka dalë njoftimi për t’u evakuuar, i moshuari mezi flet. Ka dukshëm probleme serioze me frymëmarrjen.

Ky është momenti prekës kur i moshuari nis të përlotet e kur gazetarja shpërthen në të qara.

Më poshtë e gjithë biseda mes gazetares e të moshuarit si dhe intervista e plotë, dhënë në Open tv

Gazetarja: Është dhënë një urdhër nga autoritetet për evakuimin e njerëzve, por duke pyetur shumë njerëz këtu në Evia, disa thonë që e kanë marrë njoftimin e disa të tjerë jo.

Po të shikojmë që lag shtëpinë rreth e rrotull prej shumë orësh

I moshuari: Po lag vendin vërdallë që të mos më digjet shtëpia

Gazetarja e ripërsërit edhe njëherë se çfarë thotë i moshuari, ndërsa ky i fundit i tregon se s’mund të flasë

“Kam probleme me frymëmarrjen”-i tregon i moshuari, ndërsa gazetarja i thotë se duhet të vërë maskë me gjithë këtë tym që ka në ajër

I moshuari: E kam bërë shtëpinë det. Që nga dreka hedh ujë vërdallë. Gjumë nuk bëj sepse kam frikë, jo për veten, por për shtëpinë.

Gazetarja: Po por ju duhet të ikni, ju keni probleme me frymëmarrjen. Çfarë do t’i bëni më shtëpisë? Do të vijoni ta lagni shtëpinë?

I moshuari: Do iki në mëngjes, do të shkoj në Athinë

 

Gazetarja: Por ju duhet të ikni, keni probleme me frymëmarrjen

I moshuari: Dhe ku të shkoj?

Gazetarja: Të ikni dhe nëse nuk keni mundësi ju transportojmë dhe ne, vetëm që të largoheni nga këtu…

“Do iki, do iki për pak”- i thotë i moshuari e më pas nis të qajë. Me të parë të moshuarin, gazetarja po ashtu shpërthen në lot.

“Të lutem mos qaj, unë do të të ndihmoj”-i thotë gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re