Ambasadori i  Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos është shprehur se plani i BE-ës për rritjen ekonomike është mundësi e shkëlqyer për vendet e Ballkanit sa i përket anës financiare.

“Mezi po presim që Shqipëria të përmbushë reformat”, u shpreh ambasadori në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, teksa shtoi se “do të mirëprisja praninë e rajonit këtu”.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishmi në rrugën që duhet ndjekur drejt BE-së, duke shtuar se “duhet të mësojmë nga njëri-tjetrit, të hapim kufijtë”.

Ambasadori Reinout Vos: Plani i rritjes ekonomike është një mundësi e shkëlqyer sa i përket anës financiare dhe paratë janë të parat që na vijnë në mendje. Por mund të ketë edhe anën tjetër të monedhës, pasi ka kushte, ka një axhendë reformash, është sundimi i ligjit dhe të gjitha janë të lidhura mjaft ngushtë me njëra-tjetrën.

Janë vendime që duhet të merren për dhënien e fondeve në shkëmbim të reformave të qarta. Mezi po presim që Shqipëria të përmbushë reformat. Është një model ku bazohemi, një lloj praktike europiane e cila është krijuar gjatë COVID.

Në pandemi vendet evropiane kishin nevojë për mbështetje nga Brukseli dhe çdo gjë u vendos në atë që u quajt plani i rritjes dhe më qëllim që të lëvrohen para apo fonde, bëhet në shkëmbim të masave apo veprimeve që ndërmerren nga qeveria. Është mënyra më normale që Evropa funksionin që ju të jepni llogari për paratë që ju shpenzoni, kjo duhet kuptuar edhe nga populli.

Është hap normal që ndodh në BE. Do të mirëprisja praninë e rajonit këtu pasi ka takime të nivelit të lartë që u zhvilluan 2 javë më para në Tiranë, që theksuan dimensionin rajonal. Kjo është rruga për të ecur drejt Evropës, kjo është rruga që duhet të ndjekin të gjitha vendet e Ballkanit. Bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishmi, duhet të mësojmë nga njëri-tjetrit, të hapim kufijtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re