Qytetarët e Kavajës duket se mezi e presin ndryshimin më 14 maj. Të lodhur e të mërzitur nga drejtimi i së majtës në bashkinë e tyre, ata i kanë kthyer sytë plot shpresë te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja.

fisnik qosja

Të pyetur nga Neës24, ata thanë se është koha për rotacion politik dhe se në zgjedhjet e së dielës, do të votojnë kandidatin Fisnik Qosja.

“Mbështesë programin e Fisnik Qoses, sepse shikoj një ndryshim të qytetit të Kavajës dhe për qytetarët e Kavajës”

“Kavaja fiton vetëm me Fisnik Qosen. Nëse çdo i majtë apo i djathtë do të vërtetën, e vërteta është kavajasi jonë, Fisnik Qosja, është krenaria jonë dhe e ardhmja e Kavajës”

“Ka nevojë për rotacion”

Qytetarët thanë se e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar kandidatin e opozitës, me shpresën se do të jetë më e mira për Kavajën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re