Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu ka folur këtë të diel për zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme për kryetarin e ri të PD-së.

Në një intervistë për Fax Neës, Xhelal Mziu hodhi poshtë pretendimet për parregullsi të kandidatëve për krytarë, duke u shpreh se madje në Dibër përvecc Lulzim Bashës, kandidatët e tjerë nuk kanë begenisur të shkojnë të interesohen.

Intervista:

Pretendimet e kandidatëve?

-Janë zgjedhje shumë normale. Ka angazhim maksimal të ccdo demokrati. Kanddatët kanë neglizhuar, nuk kanë begenisur të vijnë. Ka ardhur vetëm Basha. Nuk kam dëgjuar ndonjë argument për 25 prillin që ata kanë konstatuar. Sapo vij nga Dibra. Ka përfësues të ccdo kandidati.

Procesi u afrua në datë 13 qershor?
-ka qenë zgjidhja më e mirë, sepse 3 kandidatëve ju dha mundësi të jenë konfront ligjit. Nga data 25 prill deri në 13 kanë qenë të mjaftueshme për të gjithë. PD nuk duhet të humbiste më shumë kohë për zgjedhje brenda saj, sepse beteja e PD-së është me të keqen që ka kapluar vendin.

Riorganizim të PD?

-Absolutisht që do bëhen analizat në rang dege.

PD e gatshme të rrëzojë Ramën?
-Rama ka humbur më shumë beteja ndaj demokratëve po të marrim të gjitha zgjedhjet. Nuk ka demokrat apo socialist që nuk beson se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin tjetërsuar nga kjo qeveri. Sot nuk sheh asnjë socialist t’i gëzohet asaj fitoreje. Të gjithë mezi presim mundësinë të përballemi me këtë qeveri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re