Skip to content

Mianmar, arrestohet një gazetar amerikan

Në Mianmar forcat e sigurisë kanë arrestuar gazetarin Danny Fenster, i cili është shtetas amerikan.

Sipas informacioneve që CNN ka siguruar nga familja e gazetarit, mësohet se 37-vjeçari Fenster është arrestuar në aeroportin e qytetit Yangon teksa po udhëtonte për në qytetin Kuala Lumpur të Malajzisë.

Lidhur me Fenster është ndarë informacioni se ai prej rreth 2 vitesh punonte për faqen e internetit ‘Frontier Myanmar’ në Yangon, qytetin më të madh të Mianmarit.

Në një deklaratë nga faqja e lajmeve ‘Frontier Mynmar’ thuhet se, “Nuk e dimë pse është arrestuar Danny. Deri më tani nuk kemi mundur të kontaktojmë me të, jemi të shqetësuar për situatën e tij dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm”.

Bëhet e situr se Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjek çështjen dhe se Fenster është transferuar në burgun Insein në afërsi të Yangon-it, i cili njihet si burgu më i keq i vendit.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmarit (AAPP), të paktën 820 persona kanë humbur jetën dhe mbi 5.400 të tjerë janë arrestuar në protestat e zhvilluara kundër juntës ushtarake e cila më 1 shkurt mori qeverinë nëpërmjet një grusht shteti ndaj qeverisë së zgjedhur.

Gjatë protestave, përfshirë edhe anëtarët e shtypit të huaj, janë arrestuar 85 gazetarë dhe ende 48 prej gazetarëve janë të burgosur.