Kanë humbur jetën 7 persona në rajonin e Arakanit në Mianmar si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat e sigurisë mbi protestuesit.
Populli i Arakanit ka protestuar ndaj ndalesës së bërë për festimin e përvjetorit të formimit të Mbretërisë së Arakanit në rajon.
Protestuesit kanë marshuar nga qyteti historik Mrauk dhe kanë plaçkitur një ndërtesë publike.
Tin Maung Swe, nga qeveria lokale deklaroi se policia ka paralajmëruar protestuesit dhe se më pas forcat e sigurisë kanë përdorur plumba gome dhe plumba të vërtetë ndaj protestuesve të cilët kanë sulmuar policinë.
Megjithatë ai ka njoftuar se si pasojë e ngjarjeve kanë humbur jetën 7 protestues, shkruan aa. Ndërkohë bëhet e ditur se muslimanët e Arakanit (Rohingya) nuk janë përfshirë në protestat e zhvilluara në Arakan./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re