Junta ushtarake e Mianmarit hoqi nga lista të ashtuquajturën Ushtria e Arakanit si grup terrorist.

“Aktualisht, Lidhja e Bashkuar e Arakanit/Ushtria e Arakanit nuk kryen më asnjë veprim terrorist dhe kështu, Këshilli i Administratës Shtetërore tërheq deklaratën si një grup terrorist duke filluar nga 11 marsi 2021 për të vendosur një paqe të përjetshme në përputhje me 5 planet e ardhshme të punës dhe 9 objektivave të Këshillit”, tha Komiteti Qendror i Antiterrorizmit të vendit në një njoftim zyrtar.

E ashtuquajtura Ushtria e Arakanit, një grup kryengritës etnik Rakhine e themeluar në vitin 2009, u rendit si grup terrorist më 23 mars të vitit të kaluar. Grupi është i vendosur në provincën veriore Kachin të Mianmarit.

Masa vjen pasi Tatmadaw, emri zyrtar i ushtrisë së Mianmarit, nisi një grusht shteti ushtarak më 1 shkurt, duke formuar Këshillin e Administratës Shtetërore për të drejtuar vendin me shumicë budiste.

Rritet numri i të vrarëve në protestat kundër grusht shtetit

Protestat masive shpërthyen në vendin e Azisë Juglindore që nga grushti i shtetit. Mbi 70 persona janë vrarë në të shtënat me armë pasi forcat e juntës u përpoqën të shtypnin me forcë protestat kundër grusht shtetit ndërsa mbi 2.000 janë arrestuar.

Në përpjekjet e vazhdueshme për të shtypur protestat kundër grusht shtetit, të paktën 7 persona të tjerë u vranë nga forcat e juntës, njoftuan mediat lokale.

Sipas medias “Khit Thit”, gjashtë persona u vranë ndërsa tetë të tjerë u plagosën në rajonin qendror Magway.

Një protestues tjetër u qëllua nga forcat e juntës në rajonin Okkalapa Veriore pranë qendrës tregtare Yangon, njoftoi faqja e internetit “Myanmar Now”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re