Skip to content

Mianmar, lirohen gazetarët e Reuters-it që hetuan eliminimin e Rohingyave

106820086 bestfreedjournalistspic

Dy gazetarë të Reuters që ishin burgosur në Mianmar lidhur me raportimin për muslimanët Rohingya, janë liruar.

Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 vjeç, u liruan pas një amnistie presidenciale. Ata vuajtën më shumë se 500 ditë burg në rajonin Yangon, ndërsa dënimi i tyre ishte plot shtatë vite.

Gazetarët u liruan bashkë me mijëra të burgosur të tjerë, si pjesë e amnistive masive që bëhen çdo vit rreth Vitit të Ri të Mianmarit.

Ata kishin mbledhur prova për vrasjen e 10 burrave Rohingya nga ushtria në fshatin Inn Din, në Rakhinen veriore në shtator të vitit 2017.

Këta janë burrat, vdekjen e të cilëve po e hetonin gazetarët e Reuters

Gazetarët u arrestuan para publikimit të raportit. Raporti përfundimtar i cili ishte një bashkëpunim me gazetarë të tjerë, u konsiderua i jashtëzakonshëm, sepse mblodhi dëshmi nga një numër i madh dëshmitarësh, përfshirë fshatarët budistë që rrëfenin për vrasjen e muslimanëve Rohingya dhe djegien e shtëpive të tyre.

Puna e tyre Wa Lone, 33 dhe Kyaw Soe Oo çoi në arrestimin dhe burgosjen e disa ushtarëve, dhe në kritika të mëdha ndaj qeverisë budiste.