Presioni i fortë ndërkombëtar ka ndikuar në lehtësimin e masave të juntës ushtarake në Mianmar. Këtë të hënë, gjenerali që ndërmori grushtin e shtetit, njoftoi lirimin  nga qelia të 5000 protestuesve të cilësuar të burgosur politikë.

Udhëheqësi i juntës ushtarake të Mianmarit ka njoftuar se më shumë se 5,000 njerëz do të lirohen nga burgu pasi u arrestuan se protestuan kundër grushtit të shtetit që bëri ushtria vendase në shkurt.

Deklaratën e ka bërë vetë gjenerali Min Aung Hlaing, që udhëhoqi grushtin e shtetit. Ai tha se 5,636 të burgosur do të falen dhe do të lirohen këtë javë.

Analizat shkruajnë se ka qenë një presion i fortë nga fqinjët që ka sjellë edhe këtë masë nga ana e juntës. Më herët ata nuk u përjashtuan nga samiti i Kombeve të Azisë Juglindore që filloi të premten.

Mianmari është zhytur në kaos që nga grushti i shtetit, me më shumë se 1,100 civilë të vrarë, ndërsa më shumë se 7,300 persona janë aktualisht prapa hekurave të qelisë sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë.

Autoritetet e Mianmarit liruan më shumë se 2,000 protestues kundër grushtit të shtetit në korrik, përfshirë edhe gazetarë kritikë ndaj

Drejtuesi i juntës nuk dha detaje se kush do të përfshihej në listë dhe autoritetet e burgut nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Blloku i vendeve të Azisëjuglindore mbajti një qëndrim të fortë ndaj juntës kur ajo hodhi poshtë kërkesat që një i dërguar special të takohej me “të gjithë aktorët” në Mianmar – ku përfshihej edhe udhëheqësja e rrëzuar Aung San Suu Kyi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re