Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel thotë se Unioni do të zhvillojë diskutime intensive në javët e ardhshme se si do të menaxhohet procesi i zgjerimit në të ardhmen.

Të gjitha vendet anëtare janë “unanime për një gjë, ajo që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë drejt Evropës”, tha Michel

Ai e deklaroi këtë në Tiranë, në vizitën e parë në Shqipërinë e cila pret hapjen e negociatave në maj, pas dështimit të tyre në tetor.

Në fund të vitit të kaluar, Franca sugjeroi që procesi i zgjerimit të shndërrohej në shtatë “faza të prekshme, graduale dhe të forta”.

Nga ana tjetër, Michel tha kohët e fundit në Zagreb se Brukseli duhet të dërgojë një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor pasi është një mundësi për të demonstruar ndikimin e jashtëm të BE-së.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re