Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se gjenocidi në Srebrenicë paraqet një nga ngjarjet më të errëta të historisë moderne evropiane.

“Ky përvjetor gjithashtu është një përkujtues, se duhet të punojmë bashkërisht për paqen në Evropë, dhe se Bosnjë e Hercegovina duhet të bëhet pjesë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Michel në Twitter me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shtuar Michel.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re