Michelle Obama, ish-zonja e parë e SHBA zbuloi se ajo kishte patur një dështim para 20 viteve gjatë një lindjeje dhe se me bashkëshortin Barack Obama, të dy bijat i sollën në jetë me mbarësim artificial. Ky informacion regjistrohet në kujtimet e saj Duke u bërë që do të publikohen javën e ardhshme.

“Një test shtatzënisë që doli pozitiv më dhuroi një ndjesi që më bëri të harrojë të gjitha shqetësimet e të ndihem e lumtur, por disa javë më vonë kam pasur një abort i cili më dha një goditje të pakëndshme dhe ma shpartalloi optimizmin”, u shprehe Mishele, si pjesë e kujtimeve të saj të cilat pritet të bëhen publike të plota, javën e ardhshme.

Në to, siç paralajmëron ABC, ajo do të bëjë publike shumë të dhëna në lidhje me martesën me Barack, problemet në fillim të martesës, ambiciet etj.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re