Michelle Obama ka zbuluar arsyen se çfarë e bëri të dashurohej me ish-presidentin amerikan Barack Obama në podcast-in e saj “The Michelle Obama Podcast” që u publikua në Spotify. Ish-Zonja e Parë kishte të ftuar të vetëm në podcast bashkëshortin e saj.

Ata zbuluan se janë takuar për herë të parë në vitin 1989 ndërsa punonin  në një firmë juridike në Çikago. Ish-Zonja e Parë tregoi tiparin e veçantë tek Barack Obama që e tërhoqi atë drejt tij.

“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita,”– tha Michelle Obama.

Duke folur për gjërat që kanë ndikuar në jetën e saj, ajo tha: “Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re