Michelle Yeoh bëhet gruaja  e parë aziatike në histori që fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë, për rolin e saj në “Everything, Everyehere All At Once” ose “Gjithçka, kudo, në të njëjtën kohë”.

Në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve ajo e nisi fjalimin e saj duke thënë “për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që janë si unë duke na parë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish”, duke mbajtur statujën e saj lart.

Jamie Lee Curtis ka fituar Oscar-in e saj të parë në moshën 64-vjeçare për “Everything, Everyehere All At Once”.

Lista e fituesve:

Filmi më i mirë: Everything Everywhere All at Once

Aktorja më e mirë: Michelle Yeoh – Everything Everywhere All at Once

Aktori më i mirë: Brendan Fraser – The Whale

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Jamie Lee Curtis – Everything Everywhere All at Once

Aktori më i mirë joprotagonist: Ke Huy Quan – Everything Everywhere All at Once

Regjia më e mirë: Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert – Everything Everywhere All at Once

Skenari më i mirë: Daniel Kwan and Daniel Scheinert – Everything Everywhere All at Once

Skenari më i mirë i përshtatur: Sarah Polley – Women Talking

Filmi më i mirë i animuar: Guillermo del Toro’s Pinocchio

Filmi më i mirë i huaj: All Quiet on the Western Front

Dokumentari më i mirë: Navalny

Editimi më i mirë: Paul Rogers – Everything Everywhere All at Once

Muzika më e mirë origjinale: “Naatu Naatu” from RRR

Audio më e mirë: Top Gun: Maverick

Efektet vizuale më të mira: Avatar: The Way of Water

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re