Kandidati për kryeministër Kiriakos Micotakis paralajmëron se Greqia do të vendosë sanksione ndaj Shqipërisë në rast se nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

 

Kryetari i Partisë “Demokracia e Re” i bëri këto deklarata në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 7 korrik  në shtetin fqinj.

 

Micotakis, partia e të cilit shihet favorite,  u shpreh se nëse Rama dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë duhet në radhë të parë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

 

“Do te kete sanksione nese nuk respektohen te drejtat e komunitetit grek dhe kjo ka lidhje me marrëdhënien dotën dypalëshe. Nese do Rama të kemi marrëdhënie të mira të respektojë të drejtat e minoritetit grek.”

 

Pak ditë më parë kryeministri actual Aleksis Cipras gjatë prezantimit të programit electoral paralajmëroi Shqipërinë, se nuk do të merrte dritën jeshile për në BE në rast se nuk plotësohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet që vendi ynë ka ndaj minoritetit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re