Skip to content

Dorëzohet Micotakis: i gatshëm për takim me Erdoganin

 

Kryeministri grek Kyriakos Micotakis, njoftoi se është gati për bisedime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan nëse hiqen tensionet me Turqinë.

Kyriakos Micotakis, në një konferencë shtypi në Selanik, foli për marrëdhëniet me Turqinë dhe tensionin në Mesdheun Lindor.

Kthimin e anijes sizmike “Oruç Reis” në Antalie, Kryeministri grek e cilësoi si “hap të parë pozitiv”, ndërsa shtoi që në qoftë se vazhdojnë të vijnë hapat të tilla ai është i gatshëm për bisedime të reja në një format të përgjithshëm me Turqinë.

Duke argumentuar se fillimi i bisedimeve varet nga klima e përgjithshme, Micotakis pretendoi se “Edhe në të kaluarën janë hedhur hapa pozitive që u pasuan nga ato negative”.

Ndër të tjera Micotakis bëri të ditur se “Nuk bëhet fjalë për çmilitarizimin e ishujve dhe se kjo çështje nuk u diskutua dhe nuk do të diskutohet në bisedime”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjeve në lidhje me Presidentin Erdogan, Kryeministri Micotakis tha që “Në qoftë se vjen deri te ulja e tensionimit ai është i gatshëm të takohet me Erdoganin”.

Bisedimet e fundit të përgjithshme të filluara në mes të dy vendeve në vitin 2002, janë mbajtur më 1 mars 2016 në Athinë. Pas kësaj bisedimet vazhduan në formatin e konsultimeve politike, por nuk u kthyen në korniza të bisedimeve të përgjithshme.