Nga data 3 deri më 7 Dhjetor, Microsoft Albania, SwissContact dhe ICTSlab organizuan në Tiranë aktivitetin “Hour of Code” në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kodimit.

Ky ngjarje e cila organizohet në 180 shtete dhe me mbi 200,000 aktivitete edhe këtë vit u soll në javën e parë të Dhjetorit në Shqipëri.

Shkolla Profesionale Teknike Elektrike “Gjergj Canco”, Shkolla “Isa Boletini” në Vorë, Shkolla “Qemal Stafa”, Shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, Shkolla “Protagonistët”, Shkolla “Mihal Grameno” dhe Shkolla “Gutav Mayer” ju bashkuan kësaj nisme.

Fëmijë të apasionuar pas teknologjisë dhe miq të vegjë të kodimit patën mundësi të njihen pranë shkollave të tyre dhe ICTSlab me bazat elementare të kodimit.

Të Hënën nisi takimi i parë me Shkollën Profesionale “Teknike Elektrike Gjergj Canco” në Tiranë.

Të Martën vijuan aktivitetet me Shkollën “Isa Boletini” në Vorë duke ndarë një tjetër eksperiencë të bukur kodimi.

Të Mërkurën u vizituan Shkollat “Qemal Stafa” dhe “Dëshmorët e Lirisë”. Ndërsa po të njëjtën ditë laboratori ICTSlab mirëpriti në ambientet e tij Shkollat “Protagonistët” dhe “Mihal Grameno.”

Ndërkohe në Shkollën Industriale “Pavarsia” Vlore, vijoi realizimi me sukses i orëve të kodimit edhe për këtë vit.

Takimi i fundit u mbajt me fëmijët e Shkollës “Gustav Mayer” ditën e Premte duke përmbyllur me sukses “Orën e Kodimit” me praninë e Drejtori të Microsoft Albania Sokol Vladi në ambientet e ICTSlab.

Hour of Code u lançua në Dhjetor të 2013-ës nga organizata Code.org e cila ka për qëllim të bëjmë programimin kompjuter lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.

Që nga themelimi i kësaj nisme mese 40 milion njerëz kanë marrë pjesë dhe mbi 1 miliardë rreshta kodi janë shkruar.

Vitin e kaluar Hour of Code arriti një objektiv madhor, 500 milion orë organizim.

ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin jo formal e cila ka në target përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia. /ICTSlab

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re