Një gjë për të cilën tëgjitha kompanitë tech janë dakord është fakti që bota ka nevojë për më shumë inxhinierë të inteligjencës artificiale. Microsoft është kompania që për momentin është duke iu përgjigjur kësaj çështjeje, madje këtë javë ka prezantuar një kurs të dedikuar inteligjencës artificiale.

Kursi përbëhet nga 10 module, që zgjasin midis tetë dhe 16 orësh për tu plotësuar online. Mbulojnë një numër të caktuar disiplinash duke përfshirë këtu computer vision, data analysis, speech recognition si edhe natural language processing. Interesant është fakti që në module përfshihet edhe një kurs etike si edhe një modul në machine learning në Azure që është platforma cloud e kompanisë.

Ky kurs i Microsoft është pjesë e një sërë kursesh online që kanë nisur kompanitë e mëdha të teknologjisë pasi përdoret edhe si një mjet për të reklamuar produktet e tyre. Në këtë rast, Google ka prezantuar gjithashtu kursin të quajtur Learn with Google AI, i cili është i ngjashëm me atë të Microsoft, por me një ndryshim thelbësor që kurset e Google synojnë zhvilluesit dhe jo preofesionistët.

Programi i ri i Microsoft është i drejtuar tek bizneset dhe korporatat, madje zëra nga Microsoft thonë se kushdo që ndjek këtë kurs dhe paguan për të, në fund vjen me një CV e cila vlerësohet tej mase. Një lajm pozitiv është që Microsoft jep mundësinë që ky kurs të ndiqet edhe falas.

Një reklamë apo jo, kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që duan të shtojnë dhe perfeksionojnë aftësitë e tyre në inteligjencën artificiale. Në këtë mënyrë, jo vetëm që pakësohet hendeku i njohurive që egziston për këtë fushë, por shtohen edhe individët e përfshirë në zhvillimin e inteligjencës artificiale e cila është teknologjia që, në të ardhmen, do të ndërtohet jeta jonë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re