Muaji është periudha kur gjigandët e teknologjisë mbajnë aktivitetet e tyre vjetore për zhvilluesit dhe këtë vit nuk kishte si të ishte ndryshe.

Microsoft konfirmoi të Premten se konferenca Build do të mbahet në datat 7-9 Maj ndërsa konferenca e rivalit, Google I/O do të mbahet më 8-10 Maj.

Është gjigandi i kërkimit online ai që i pari konfirmoi datat duke vënë Microsoft në vështirësi.

Microsoft Build returns to Seattle May 7-9, 2018. Developers, join us as we explore the future of technology. #MSBuild https://t.co/e6X6Vejr77 pic.twitter.com/zf660MM3cI

— Microsoft (@Microsoft) February 8, 2018

Të dy kompanitë pritet të zbulojnë planet e tyre të ardhme për komunitetin e zhvilluesve por edhe përdoruesve.

Vitin e kaluar Microsoft përdori këtë konferencë për të promovuar mjetet e reja cloud dhe versionin më të fundit të Windows 10.

Me startin e Build një ditë përpara I/O, Microsoft kërkon ti vjedhë shfaqjen Google. Shumica e pjesëmarrësve do të kenë mundësi të ndjekin vetëm njërën prej konferencave. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re