Microsoft planifikon të reduktojë fuqinë punëtore me 10,000 këtë vit , rreth 5% të totalit.

 

Lajmi u bë I ditur nga vetë Microsoft.

 

Kompania e famshme zgjeron kështu listën e emrave të mëdhenj në Silicon Valley që kanë reduktuar stafin e tyre për të përballuar perspektivat më të dobëta ekonomike.

 

Shkurtimet do të kursejnë 1.2 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit.

 

“Kam besim se Microsoft do të dalë më i fortë dhe më konkurrues,” thotë CEO Satya Nadella.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re