Microsoft ka vendosur të shtojë grafikët tek makina llogaritëse në Windows 10. Kompania ofroi kodin e makinës llogaritëse në GitHub në fillim të muajit dhe ka marrë mëse 30 sugjerime nga kontributorë deri më sot.

Modaliteti i grafikëve është sugjerimi i parë që kur lançoi në GitHub dhe që është pranuar. Ishte ideja e inxhinierit të Microsoft Dave Grochocki i cili sugjeroi se studentët mund të përdorin funksionin për mësimet në algjebër.

Ai vuri theksin tek algjebra si hapi i parë drejt një matematike të avancuar dhe shkencave të tjera e kurseve inxhinierike. Gjithashtu është një prej lëndëve ku studentët Amerikanë më së shumti ngelin.

Shumica e aplikacioneve të makinave llogaritëse nuk kanë një funksion të grafikëve dhe me Windows 10 Microsoft kërkon të fitojë avantazh të qartë përballë rivalëve. Funksioni është ende në zhvillim por GitHub thotë se përdoruesit do të mund të krijojnë grafikë linear, kuadratik dhe ekuacione eksponenciale. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re