Microsoft do të ndryshojë qasjen me me Windows 10 S, versionin e ri të Windows i cili do të konkurronte me Chrome OS.

Gjigandi i softuerit në Maj të vitit të kaluar tha se ai do të ishte një version i dedikuar i Windows për institucionet edukative dhe funksionon vetëm em aplikacionet e Microsoft Store.

Megjithatë sipas disa raportimeve, Microsoft do të zëvendësojë sistemin operativ të dedikuar me një “S Mode” për Windows 10 Home, Enterprise dhe Pro.

Me modalitetitin “S” sistemi operativ do të kufizohet vetëm në aplikacionet e Microsoft Store.

Të paktën 60% e përdoruesve të Windows 10 S ka qëndruar me sistemin operativ në vend që të kalonin falas në Windows 10 Pro.

Për përdoruesit e Windows 10 Home, “S Mode” do të jetë falas ndërsa për Windows 10 Pro do të kushtojë 49 dollarë.

Është një strategji e re me rrezik dhe duhet të shpjegohet mirë për konsumatorët dhe partnerët e Microsoft. Tashmë e gjitha mbetet në duar të prodhuesve nëse do të shesë pajisje me “S Mode.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re