Mijëra njerëz në Ukrainë  kanë pësuar dëmtimë të rënda dhe kanë nevojë për trajtime specifike. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët ukrainas duhet të mobilizohen në qendra rehabilitimi.

 

“Këta persona kanë fraktura, lëndime të shtyllës kurrizore, dëmtime të trurit, djegie dhe në disa raste kanë pësuar amputim”, shprehen autoritetet.

 

Sulmet në objektet e kujdesit shëndetësor kanë bërë që ky sektor të tkurret. Së bashku me godinat është reduktuar dhe numri i punonjësve të sektorit shëndetësor.

 

Ndikues në “paralizimin” e kujdesit shëndetësor është dhe problemi i vazhdueshëm me energjinë elektrike.

Edhe para luftës, në vitin 2019, gjysma e popullsisë së Ukrainës mund të përfitonte nga ngritja e qendrave të rehabilitimit për sëmundjet jo të transmetueshme, si sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti, komentoi një tjetër zyrtar i OBSH-së për Evropën, Dr. Cathal Morgan. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re