Vijon të jetë problematike situata nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Sipas të dhënave gjatë orëve të fundit, më e rëndë situata është në Njësinë Administrative Dajç, ku 1800 ha tokë bujqësore janë të përmbytur. Në këtë zonës 9 shtëpi janë të përmbytura, ndërsa rrugët e fshatrave janë të pakalueshëm me mjete të vogla.

Problematike është situata edhe në Njësinë Administrative Berdicë, ku 800 ha tokë ndodhen ende në ujë.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 15.02.2021

Hidrometri shënon 6.60.cm.

1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 140 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura 9, por uji i ka liruar.

Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Rruga kryesore Dajç, është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura. Po ashtu edhe në aksin Dajç- rruga nacione Shkodër- Velipojë.

Kerkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

SPZ e zonës në gatishmëri .

Qendrat shendetësore në gatishmëri

Energji elektrike kemi por me ndërprerje të herëpasherëshme.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë, datë 15.02.2021

800 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush, Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

Janë 7 shtëpi banimi të rrethuara nga uji në fshatin Trush por uji ka ngrirë akull.

Prezencë uji ka në lagjet Maksuti dhe Qokthi.

Rruga e Velipojës, me përjashtim të pjesës së harkut ku kryqëzohet me rrugën e vjetër, nuk ka ngrica

Segmenti Berdicë e Mesme- Berdicë e Madhe- Trush, deri tek Urat e Gjon Lulit, nuk ka probleme.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Velipojë, datë 15.02.2021

Sipërfaqe toke në total 250 ha të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri .
Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me uje sepse është stakuar pompa për shkak të përmbytjeve.
Shtëpi të përmbytura nuk ka.
Prezencë uji në oborre në 4 shtëpi
Energji elektrike ka.
Qendrat shendetësore në gatishmëri.
SPZ e zonës në gatishmëri.
Rrugët janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re