Mijëra izraelitë dolën në rrugë mbrëmë për shkak të shkarkimit të papritur të ministrit izraelit të Mbrojtjes nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Netanyahu vendosi të shkarkojë Yoav Gallant pas thirrjes së tij për të ndalur planin e diskutueshëm të qeverisë për reformat në gjyqësor.

Sipas Haaretz, protestuesit izraelitë bllokuan autostradën Ayalon të Tel Avivit, kurse një tjetër protestë u mbajt para rezidencës së Netanyahut në Kudsin Perëndimor.

Faqja e lajmeve Walla raportoi gjithashtu protesta të tjera në Haifa dhe në qytetin jugor Beersheba.

Izraeli është përfshirë nga protesta masive gjatë 12 javëve të fundit kundër planeve të qeverisë për reformat në drejtësi, të konsideruara nga opozita si rrëmbim i pushtetit në favor të autoritetit ekzekutiv.

Megjithatë, Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, pretendon se plani i tij do të përmirësonte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re