Kryetari i Bashkisë së Otavës në Kanada ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e protestave disaditore të kamionistëve kundër vaksinimit me detyrim.

Mijëra kamionë kanë mësyrë në kryeqytetin kanadez kundër masave anti-covid, demonstrim i cili u mbështet nga mijëra qytetarë
Kryebashkiaku i Otavës, Jim Watson njoftoi se protestuesit përbëjnë rrezik për sigurinë e banorëve të qytetit dhe kërkoi mbështetje nga qeveria.

Më 5 shkurt, policia kanadeze pranoi se blutë nuk kishin mjaft efektivë për të parandaluar protestën.
Protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë që të heqin të gjitha kufizimet anti-covid, si edhe detyrimin për t’u vaksinuar.

Kryeministri i vendit, Xhastin Trudo dhe familja e tij u larguan nga kryeqyteti në 29 janar për arsye sigurie, pasi kamionët zbarkuan në Otava.

Të hënën e kaluar, Trudo tha se ishte infektuar me Covid-19.
Kreu i qeverisë i ka injoruar protestuesit, duke i quajtur një pakicë të vogël, edhe pse më vonë autoritetet deklaruan se numri i tyre ishte relativisht i lartë.

Aktualisht në ditën e tyre të dhjetë të protestës, nuk janë raportuar raste të përshkallëzimit të situatës apo dhunë nga ana e protestuesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re