Afro 6.300 muslimanë të Arakanit, të cilët janë arratisur nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve fanatikë në Arakan të Mianmarit që nga 25 gushti, janë duke pritur disa ditë në zonën neutrale në kufirin e Bangladeshit.
Sipas një artikulli të gazetës “The Dailystar” thuhet se rreth 6.300 muslimanë të Arakanit kryesisht fëmijë dhe gra që nga 27 gushti janë duke pritur në rajonin neutral Naikhyangchhari në kufi me Bangladeshin.
Një pjesë e nevojave mjekësore dhe humanitare të muslimanëve të Arakanit të ardhur në Naikhyangchhari, të cilët janë arratisur nga fshatrat e ndryshëm të qytetit Maungdaw i sulmuar nga ushtria dhe budistët fanatikë, përballohen nga Garda Kufitare e Bangladeshit (BGB).
Gjithashtu theksohet se muslimanët e Arakanit lejohen të shkojnë në qytetin Tambru Bazar për të marrë gjërat që u nevojiten, por ata duhet të kthehen në rajon pas blerjes.
Kabir Ahmed, i cili ka ardhur nga rajoni Maungdaw Panirchara tha se “Ne nuk kemi ardhur këtu për të qëndruar përgjithmonë. Nëse qeveria e Mianmarit na jep statusin e shtetësisë, ne do të kthehemi në vendin tonë”.
Muslimanët e Arakanit thonë se qeveria e Mianmarit ka vendosur mina në kufirin me Bangladeshin dhe se shumë njerëz kanë humbur gjymtyrët e tyre duke shkelur mbi këto mina.
Lidhur me ngjarjen ku fqiu i tij 45 vjeç ka humbur këmbët duke shkelur mbi minë teksa kalonte kufirin në fillim të muajit shtator, Arif Ahmet ka thënë: “Ai nuk e kuptoi se kishte mina të vendosura në zonën kufitare. Ai u trajtua për një muaj në spitalin e Chittagong në Bangladesh. Pak ditë më parë erdhi në zonën neutrale”.
Gjithashtu edhe Nurul Amin tha se kanë mbërritur në rajonin Naikhyangchhari më 27 gusht bashkë me 5 persona të familjes.
“Nuk duam të qëndrojmë më në territorin neutral. Ne duam të shkojmë në kampet në (Cox Bazar). Ushtria e Mianmarit po vendos mina në kufi. Djali im 10 vjeç u plagos rëndë teksa kalonte kufirin. Ende nuk është shëruar”, tha Amin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re