Mijëra njerëz janë tubuar në Maltë duke kërkuar drejtësi pas vdekjes së gazetares hetuese Daphne Caruana Galizia.
Caruana Galizia ndërroi jetë në një sulm me bombë në makinën e saj ditën hënë.
Ajo ishte e njohur për shkrimet në blogun e saj ku akuzonte politikanë të lartë për korrupsion.
Disa politikanë siç është kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, nuk qëndruan në protestë, meqë siç ka deklaruar ai, familja e saj nuk e dëshironte aty.
Edhe lideri i opozitës, Adrian Delia, qëndroi larg protestës dhe tha se nuk dëshironte të “nxisë kundërshti”.
Këta të dy ishin përmendur shumë herë nga Caruana Galizia, në raportimet e saj që lidhen me korrupsion pas publikimit të skandalit me Panama Papers.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re