Mbi 10 mijë protestues kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë çeke të udhëhequr nga kryeministri Petr Fiala mes rritjes së lartë të çmimeve, për të cilën akuzojnë fokusin e tepërt të qeverisë së qendrës së djathtë ndaj Ukrainës.

Slogani i protestës ishte ‘Republika Çeke e para’, një metodë e cila është paraqitur fillimisht nga ish-presidenti Donald Trump.
Protestuesit kërkojnë më shumë vëmendje për çekët dhe neutralitet për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Demonstrata u zhvillua në sheshin Wenceslas të Pragës dhe përkoi me festën kombëtare të 28 tetorit që shënon formimin e Çekosllovakisë në 1918.

Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit Piatr Fiala dhe qeverisë së koalicionit të tij të japin dorëheqjen.

Të pranishmit shprehën rezerva për Ukrainën, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe gjithashtu për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke qenë se pjesa dërmuese e tyre kanë qenë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Protestuesit kërkojnë më shumë vëmendje për çekët dhe neutralitet për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Nuk më pëlqen fakti që qeveria i dërgon armë Ukrainës, duam të marrim frymë lirisht, të bëjmë biznes dhe punë.

Qeveria duhet të ndalojë së shqetësuari për një grindje mes vendeve të mëdha, le të bëjnë ç’të duan. Unë dua që ne të jemi të pavarur, të fillojmë të kujdesemi për veten, për vendin tonë, të ndalojmë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Nuk më pëlqejnë çmimet e larta të energjisë, mënyra se si ata i trajtojnë vendasit dhe merren me politikë për një vend tjetër censura është në rritje. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu,” thanë ata.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës në Evropë.

Ajo ka dërguar armatim të rëndë dhe ka dhënë viza për rreth 450,000 refugjatë ukrainas, duke u dhënë atyre akses në shërbimet sociale si kujdesi shëndetësor dhe ndihma financiare.

Çekia, si shumë shtete të tjera, po lufton me inflacionin në rritje i cili arriti në 18% në muajin shtator.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re