Mijëra jordanezë në solidaritet me Gazën dolën në rrugë pranë ambasadës izraelite në kryeqytetin Aman, duke dënuar sulmin izraelit në një spital në Rripin e Gazës që mori qindra jetë njerëzish.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, tubimi u zhvillua përpara xhamisë Al-Kalouti në lagjen Al-Rabia, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg ambasadës.

Në zonë u ndërmorën masa të rënda të sigurisë, veçanërisht pas përpjekjes për të sulmuar ambasadën gjatë një proteste të ngjashme mbrëmë.

Sipas autoriteteve palestineze në Gaza, mbrëmë të paktën 500 njerëz u vranë në sulmin ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.

Pamjet në mediat sociale treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

Autoritetet izraelite kanë mohuar përfshirjen në bombardim, duke pretenduar se ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar palestineze.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re