Presidenti i SHBA Donald Trump u protestua nga mijëra njerëz në Bruksel, për vizitën që do ta bëj në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme, përcjell KosovaPost.

Mijëra njerëz nga organizata të ndryshme joqeveritare dhe sindikata në Belgjikë u mbledhën para stacionit hekurudhor të Brukselit, duke protestuar NATO-n dhe institucione të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE) me sllogane anti-Trump.

Protestuesit hapën pankartat me parulla, “Stop Trump”, “Larg duart nga të drejtat e mia”, “Ndryshimi i klimës nuk është gënjeshtër” dhe “Trump qëndro larg nga ferri”.

Nga ana tjetër, edhe grupet pro-palestineze mbështetën gjithashtu demonstratën.
Parullat në mbështetje palestineze ecën me sloganin “Trump, Paqja nuk të lëvdohet” “Trump nuk je i mirëpritur”, “Ri-Shikone Paqën” ishin kundër Trump’it, politikave të Lindjes së Mesme dhe SHBA-së.

Policia belge mori masa të gjera të sigurisë në mjedis për shkak të protestës.

Grupi që brohoriti dhe hapën slogane kundër Presidentit të SHBA-së Trump u shpërbë pa incidente.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Bruksel më 11-12 korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re