Skip to content

Mijëra qytetarë mbushin sheshin “Skënderbej”; festohet 100-vjetori i marrëdhënieve me SHBA-në dhe hapja e negociatave

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë për të ndjekur koncertin festiv të organizuar nga qeveria me rastin e hapjes së negociatav eme Bashkimin Europian si dhe 100 vjetorin e marrëdhenieve të miqësisë me SHBA-në.

 

Të pranishëm në shesh për të festuar bashkë me qytetaret e shumtë janë edhe të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, Kryebashkiaku Veliaj bashke me koleget kryebashkiake të bashkive të tjera, Ministra dhe Deputete, me në krye Kryeministrin Rama. Në krah të Ramës edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

 

Qytetraët që kanë mbushur sheshin kanë ardhur nga e gjithë Shqiperia, jo vetëm duke iu përgjigjur thirrjes se kryeministrit Rama por edhe për të shijuar muziken e mirë falë artisteve të shumte që performojne në koncert si Alban Skenderaj, Marsela Cibukaj, Soni Malaj, , Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Ciljeta, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Flori Mumajesi.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë