Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka sjellë edhe një herë në vëmendje transformimin e Piramidës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar foto ku duket transformimi i Piramidës duke u konsideruar si zemra e Shqipërisë së Re dhe destinacionit më të madh të teknologjisë digjitale në Rajon.

Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara në të ardhmen për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re