Skip to content

Thyhet shtetrrethimi/ Mijëra qytetarë vërshojnë në plazh, mbipopullohet Durrësi

Dita e shtunë ka rikthyer në plazhin e Durrësit mijera njerëz të cilët kanë shfrytëzuar lejen për të dalë dhe shëtitur.

Koha me diell ka favorizuar daljen e njerëzve që i përkisnin moshave të ndryshme.

Ata thone  se ndihen mirë që kanë dalë nga shtepite , ndërsa shtojnë se pak nga pak duhet të ketë më shumë liri lëvizje dhe hapje të aktiviteteve ekonomike të biznesit.

Ndërmarrja komunale në varësi të bashkisë ka nisur nderkohe  përgatitjet për sezonin turistik, duke grumbulluar dhe larguar leshterikun nga vija bregdetare.

Ndonëse është akoma herët, strukturat e ndryshme  po mendojnë për të pasur një organizim normal për sezonin turistik duke u bazuar në protokollin e hartuar nga instituti i shëndetit publik dhe ministria e shëndetësisë.