Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi Afganistanin, ku raportohet për mijëra persona të vdekur.

Teksa shpreh lutjet për jetët e humbura, kryeparlamentarja thotë se varfëria dhe mungesat në shërbimin shëndetësore bëjnë më emergjente ndihmën ndaj popullit të Afganistanit.

“Lutem për mijëra jetët e humbura, të lënduarit, familjet që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë, si pasojë e tërmetit në Afganistan.

Varfëria, mungesat në shërbimin shëndetësor dhe shërbimet jetike bazë, e bëjnë më emergjente ndihmën ndaj popullit të Afganistanit”, thuhet në reagimin e Nikollës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re