Suedia numëron më shumë se 17 mijë të prekur dhe rreth 2 500 të vdekur, por sërish vendi vijon të mos aplikojë masa strikte të mbylljes së bizneseve dhe mbajtjes së qytetarëve në shtëpi.

Është një ndër rastet më unike në botë dhe nisur nga kjo situatë, Abc News intervistoi mjekun shqiptar që shërben në Suedi, i cili theksoi se qytetarët janë më të ndërgjegjësuar për të respektuar masat e sugjeruara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas tij, qeveria nuk ka urdhëruar mbylljen brenda, megjithatë ka masa të sugjeruara siç janë ruajtja e distancës sociale, vendosja e tavolinave të restoranteve apo bareve më larg se zakonisht apo mos mbledhja në grupe më shumë se 50 persona.

“Që nga fillimi i kësaj Pandemie, autoritetet lëshuan disa këshilla për qytetarët, të cilat respektohen nga qytetarët dhe bizneset. Për shembull, ruhet distanca sociale, tavolinat e bareve dhe restoranteve vendosen më larg se zakonisht apo nuk lejohet mbledhja në grupe me më shumë se 50 persona”, shprehet mjeku, i cili zbulon gjithashtu edhe shkakun e numrit të lartë të viktimave në Suedi.

“Problemi këtu nisi pasi koronavirusi u fut në azilet e të moshuarëve si edhe tek institucionet e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara. Kjo ndodhi për shkak se stafet e tyre ishin të painformuara në fillim duke bërë që të tregohen të pakujdesshëm. Pikërisht kyë shtë shkaku se përse ka një numër të madh viktimash në Suedi. Pjesa dërrmuese janë nga këto institucione“, shprehet ai.

Mjeku shqiptar theksoi edhe një tjetër fakt që ka detyruar autoritetet të mos bëjnë mbyllje totale.

“Liria është shumë e rendësishme për suedezët. Nëse do kishte mbyllje të plotë mund të kishte reagime të ashpra nga qytetarët“, shprehet mjeku.

Suedia është duke kryer testime rast pas rasti vetëm të atyre që kanë simptoma, ndërsa tani synohet testimi masiv i stafit mjekësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re