Paraliza e pjesshme e punës së autoriteteve federale amerikane, pas një përpjekje të dështuar për të bërë kompromis mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë për buxhetin dhe financimin e murit në kufirin me Meksikën, mund të zgjasë disa ditë, apo deri në janar, tha një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë në krye të buxhetit.

“Është shumë e mundur që paraliza të zgjasë der në seancën e ardhshme të Kongresit, e cila është planifikuar më 3 janar”, tha Mick Mulvaney.

Shtetet e Bashkuara hynë në një periudhë paralize të pjesshme të punës së autoriteteve federale.

Administrata nuk merr financim dhe prandaj do të zvogëlojë aktivitetet e saj në ditët në vijim.

Disa qindra e mijëra punonjësve në qeverinë e SHBA do të jetë në pushim të detyruar ose të punojnë pa pagesë.

Bisedimet buxhetore tradicionalisht janë të vështira dhe shpesh përfundojnë me bllokime të përkohshme të financimit të qeverisë. SHBA-ja e përjetoi një situatë të tillë për tri ditë në janar 2018.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re